Subscribe

Presidenti Ilir Meta ka firmosur dekretin që kthen mbrapsht buxhetin e vitit 2021. Për të dhënë arsyet për këtë vendim doli Drejtori i Kabinetit të presidentit Ilir Meta, Edmond Panariti.

 

Panariti tha se në buxhetin e miratuar tashmë nga parlamenti nuk parashikohet mbështetje e mjaftueshme për menaxhimin e pandemisë.

 

Sipas Panaritit, buxheti duhet të rishqyrtohet sepse në të nuk parashikohen programe për të mbështetur bizneset apo të papunët.

 

“Në buxhet nuk parashikohet një mbështetje e mjaftueshme për nevojat emergjente të trajtimit spitalor, ndërkohë që do të kemi rritje të shtrimeve në spital, nuk kemi parashikuar paratë e mjaftueshme për blerjen e pajisjeve. Fatkeqësisht rastet pritet të jenë në rritje në muajt në vijim. Arsye tjetër është se në pr.buxhetin e vitin të ardhshëm nuk parashikohen programe për të mbështetur biznesin e vogël, fasoneritë, fonde të mjaftueshme për të përballuar pasojat e papunësisë, për shkak të pandemisë. Aq më tepër kur numri i vendeve të humbura është mbi 50 mijë. Shqipëria mbetet vendi i fundit në rajon për paketat në ndihmë të biznesit”, tha Edmond Panariti në një deklaratë për mediat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *