Subscribe

Partia Demokratike doli sërish në mbështetje të presidentit Ilir Meta. Pas takimit që ky i fundit pati me mediat këtë të premte, Gazment Bardhi ishte në sinkron me kreun e shtetit për t’u hetuar ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Sekretari i Përgjithshëm i PD deklaroi në “Facebook” se Gjonaj duhet të japë llogari para SPAK për emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

 

“Nuk ka asnjë detyrë më të rëndësishme tani për SPAK sesa hetimi i krimit kushtetues për kapjen e Gjykatës Kushtetuese nga organizata mafioze në pushtet. Në vend të lojrave me sms-të e shefit, Etilda Gjonaj duhet të thotë sot pse shkeli ligjin dhe Kushtetutën. Duhet të mos fshihet pas sms-ve të shefit, por të japë llogari pse veproi si sekretare e Ardian Dvoranit për të grabitur padrejtësisht një vend në Gjykatën Kushtetuese për llogari të Edi Ramës. Heshtja për krimin e kryer është pohim! Ai duhet hetuar dhe ndëshkuar!”

 

Meta do të kallëzojë të hënën Etilda Gjonajn në SPAK. Sipas tij, Gjonaj është pjesë e grupit të grushtit të shtetit përmes kapjes së Gjykatës Kushtetuese, ndërsa shton që ka urdhëruar publikimin e akteve të KED në fletoren zyrtare. Ai e akuzon ministren për shpërdorim detyre, falsifikim dhe ndërhyrje të paligjshme në procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të KED-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *