Subscribe

Ish-kryetari i LSI Ilir Meta nga Vlora ka deklaruar se Lëvizja Socialiste për Integrim do te dale force e pare ne 25 qershor. Gjate takimeve në Vllahinë dhe Trevllazër të Vlorës, Meta theksoi se LSI është force e stabilitetit dhe qendrueshmerise.

 

“Të gjitha rrugët të çojnë te LSI-ja. Te forca e stabilitetit, e qëndrueshmërisë, e integritetit, karakterit dhe këto janë vlerat që nuk i ka vetëm LSI-ja, por që i ka edhe populli i Vlorës, ndaj edhe në Vlorë, LSI do të jetë forcë e pare. Kjo nuk është një betejë e LSI-së, kjo është një betejë e rinisë së Shqipërisë për t’i dhënë një shans gjithë të rinjve dhe të rejave një herë e përgjithmonë dhe për t’i dhënë fund qeverisë, e cila i shikon qytetarët me arrogancë.”

 

Ndërkohe qe Shezai Rrokaj i cili kryeson listën e LSI ne Vlore, deklaroi se qendër te programit elektoral është ulja e taksave dhe hapje e vendeve te reja te punës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *