Pak para protestës, presidenti Ilir Meta iu ka përcjellë një mesazh qytetarëve shqiptarë, të cilët i inkurajon që të veprojnë kundër çdo akti antikushtetues.  

Në një postim në “Facebook”, kreu i shtetit iu bën thirrje qytetarëve që mos të heshtin, por të dënojnë këdo që ushtron dhunë. Për ata që nuk reagojnë, Meta i quajti bashkëfajtor dhe nxitës të dhunës.

“Kjo dhunë ka vetëm një emër dhe një adresë! Kush hesht dhe nuk guxon ta dënojë është bashkëfajtor dhe nxitës i saj! Kurajë qytetare dhe solidaritet! Demokracia nuk dhurohet, por mbrohet dhe fitohet! Të bashkuar deri në fund, me dashuri për Shqipërinë europiane”, shkruan Meta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *