Të paktën 16 persona janë vrarë dhe tetë të tjerë janë plagosur pasi një grup i armatosur sulmoi një qendër rehabilitimi të drogës në qytetin meksikan të Chihuahua.

 

Autoritetet sqarojnë se incidenti ndodhi ne orën 9:50 minuta me orën lokale. Pesë burra dhe një grua janë në gjendje të rëndë. Sipas dëshmitarëve, personat e armatosur kane filluar të qëllojnë me breshëri ne qendrën ku gjendeshin të paktën 25 persona.

 

Ushtria dhe policia kanë ngritur pikat e kontrollit në kërkim të autorëve.

 

Ne dekadën e fundit vendi ka parë qindra sulme ne qendrat e rehabilitimit me autorë anëtarët e bandave që lajnë hesapet me rivalët qe ndodhen brenda ambienteve ku trajtohen ata qe duan te shkëputen nga droga.

 

Më shumë se 200,000 njerëz kanë vdekur ose janë zhdukur qëkurse qeveria meksikane filloi luftën e saj ndaj bandave te drogës në vitin 2006.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *