Policia e Vlorës ka arrestuar Rei Vrapi, 21-vjeç, që qarkullonte me armë zjarri në makinën tip tip BMW X5.

 

Sipas policisë arrestimi i tij është bërë në fshatin Dhërmi, bashkia Himarë, në lagjen “Gjilek”, ku i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë materiale një armë zjarri e markës TT e mbushur me 7 fishekë.

 

Gjithashtu bëhet e ditur se 21-vjeçari, i cili akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municoinit”,  ishte duke udhëtuar bashkë me 3 persona të tjerë, të cilët pas verifikimeve të metejshëm hetimore janë lënë të lirë.

 

Ndërkohë policia bën me dije se kjo ngjarje nuk ka lidhje me ngjarjen e ndodhur në Dhërmi, ku pati të shtëna me armë në një lokal nate.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *