Subscribe

Ndonëse ligji për amnistinë penale udhëhiqet nga parimi i humanizmit, pikëpyetjet, janë të shumta. A janë rehabilituar të dënuarit që përfituan prej saj dhe ekziston risku që të ata t’i rikthehen rrugës së krimit?

Vetëm pak orë pasi la qelinë e Burgut të Drenovës, i dënuari për vjedhje, që përfitoi nga ligji për amnistinë, Ardian Isufi, grabiti një automjet në hyrje të Korçës. Nisur nga ky rast, avokati Elis Bilali thotë për Vizion Plus se ligji që hyri në fuqi me datë 24 prill, nuk përmbante risi në parandalimin e kriminalitetit, por ishte njëlloj i përgjithshëm si vite më parë, ç’ka shton rrezikun përfshirjes në vepra penale.

Lexo edhe :

Related Posts

“Duhet parë dhe analizuar mirë që sa ka shërbyer kjo periudhë dënimi në insistucionin e vuajtjes së dënimit për këta persona. IEVP-të kanë drejtori të posaçme, të cilat herë pas herë bëjnë edhe raport të sjelljes së të gjithë të dënuarve. Mendoj se legjislatori duhet të kishte zgjeruar parashikimet e ligjit duke përfshirë një kompetencë të shtuar të IEVP dhe të aplikohej amnistia për këta persona rast pas rasti duke verifikuar sjelljen që kanë shfaqur gjatë kohës që kanë vuajtur dënimin pranë IEVP”, thotë Bilali.

Por një tjetër problem që evidenton avokati është boshllëku ligjor i paparashikuar nga ligji për amnistinë, që është ai i bashkimit të dënimeve për vepra të ndryshme penale, ku për njërën prej tyre i dënuari përfiton, e për tjetrën, jo.

“Si do të aplikohen dispozitat e ligjit kur jemi në një proces bashkimi dënimesh dhe për një nga veprat penale ai përfiton ndërsa për tjetrën nuk përfiton? Kjo është një nga pyetjet të cilës legjislatori nuk i ka dhënë përgjigje. Një gjë tjetër është dhe fakti që për efekt të ligjit, të gjithë ata persona që janë dënuar për vepra penale që i përfshin ligji për aministinë, por kanë ushtruar ankim, në rast se heqin dorë nga ankimi, mund të përfitojnë nga dispozitat e ligjit për amnistinë”, shprehet avokati.

Në mesin e të amnistuarve që rifituan lirinë ishte edhe ish- kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj që është dënuar me vendim të formës së prerë nga Apeli i Shkodrës, e njëherësh edhe nga Gjykata Speciale e shkallës së parë. Por, pavarësisht deklaratave publike se asnjë prej të hetuarve nga SPAK apo të dënuarve nga Gjykata Kundër Korrupsionit e Krimit të Organizuar nuk do të amnistohet, rasti Frrokaj provon të kundërtën.

“Ju siguroj se asnjë zyrtar i lartë që gjendet duke vuajtur dënimin për shkak se është dënuar nga GJKKO apo se është në proces hetimi apo gjykimi nuk përfiton nga kjo amnisti”, u shpreh ministri Ulsi Manja.

Në total nga amnistia përfituan 1600 persona, ku 780 të dënuar u liruan, ndërsa 820 të tjerë përfituan ulje të dënimit. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *