Subscribe

Në orën 19:00 është mbyllur procesi I votimit për zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 bashki, Lushnje, Vorë, Rrogozhinë, Durrës, Shkodër dhe Dibër.

 

Përpos orarit zyrtar të mbylljes së procesit , në disa qëndra votimi në Lushnjë, Durrës, Shkodër ka pasur një shtyrje të vogël duke qënë se ka pasur qytetare që kanë zgjedhur castet e fundit për të votuar.

 

Për momentin informacioni I fundit zyrtar në lidhje me pjesëmarrjen në zgjedhje I referohen orës 18:00 nga KQZ.

 

Sipas institucionit , deri në orën 18:00 mesatrja e votuesve në 6 bashkitë shkon në 29.63%, një shifer dukshëm me e ulët në raport me të njëjtën orë të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit të vitit të kaluar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *