Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet për Abaz Dogun dhe Klajdi Poçin, të akuzuar për abuzim seksual me një vajzë të mitur në shkollën 9-vjeçare në Babrru.
Sipas dëshmisë së vajzës 15-vjeçare, Abaz Dogu, roja i shkollës 9-vjeçare, e ka abuzuar disa herë me të mniturën
Roja i shkollës, 24-vjecari Poçi si dhe dy të rinj të tjerë dyshohet se e kanë përdhunuar atë për një kohë të gjatë duke e kërcënuar me publikimet e videove intime.
Të arrestuarit akuzohen për veprat penale “Marrëdhënie seksuale me të mitur me dhunë” dhe “Vepra të turpshme”, te kryera në bashkëpunim.