Mbrojtësi shqiptar i Romës, Marash Kumbulla ka dalë pozitiv me koronavirus. Ai konfirmoi se nuk ka shfaqur asnjë simptomë dhe se ndodhet në karantinë.
“Përshëndetje të gjithëve! U testova pozitivisht me Covid-19, por për fat të mirë unë jam mirë dhe nuk kam asnjë simptomë. Askush nuk mund të thotë se është plotësisht i sigurt nga ky virus, kështu që unë do të doja të sensibilizoja të gjithë ju për të shmangur sjelljet që mund të shkaktojnë rrezik te shëndeti juaj dhe ai i të tjerëve Përshëndetje për të gjithë tifozët dhe një mendim afeksioni për të gjithë njerëzit që po kalojnë një kohë të vështirë”
20-vjecari Kumbulla.ishte ne planet e trajnerit Reja për tre ndeshjet e këtij muaji kundër Kosovës në miqësore dhe Kazakistanit e Bjellorusise në Ligën e Kombeve.





