Pas shpalljes së moskompetencës nga Prokuroria e Durrësit dosja e 3.4 milionë eurove mbërriti në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Brenda 10 ditësh nga caktimi i masës së sigurimit të ndaluarit për kapjen e sasisë së madhe të eurove do të dalin para Gjykatës së Krimeve të Rënda për rivlerësimin e saj.

 

Mbi Agim Çekën, Alban Mollaymerin, Adi Canin dhe Klevi Likën rëndojnë akuzat e grupit të strukturuar kriminal, falsifikimit të kartëmonedhave dhe armëmbajtjes pa leje. Ndërkohë si porositës të shumës e cila u gjet në portin e Durrësit brenda dy automjeteve tip “Toyota Yaris”, janë shpallur në kërkim Alfred dhe Elvis Vladi.

 

Dy kushërinjtë nga Dibra u arratisën pas publikimit të lajmit në sallën e Kuvendit nga kryetari i partisë demokratike Lulzim Basha. Për këtë prokuroria nisi dhe një hetim për dekonspirim operacioni nga strukturat ligjzbatuese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *