Subscribe

Dhjetëra te rinj, biznese dhe punëmarrës kanë marshuar në mënyrë paqësore në bulevardin qendror për një kauzë, sa të rëndësishme aq edhe sfiduese, informalitetin.

 

Me një tullumbac të zi në duar që simbolizon njollën e zezë të informalitetit, marshuesit i apeluan për  te ndalur evazionin të evazionit, i cili dëmton ekonominë shqiptare.

 

Marshimi nisi nga Piramida deri tek Pallati i Kongreseve. Bizneset vendase dhe të huaja, pjesëmarrës në këtë marshim mbështesin nismën e qeverisë për të formalizuar ekonominë, si një e mirë e përbashkët nga e cila do të përfitojnë të gjithë.

 

Në cilësinë e kryetarit të shoqatës për investitorët e huaj, dua të shpreh mbështetjen time të plotë ndaj nismës së qeverisë për të luftuar ekonominë informale. Ky është një hap mëse i mirëpritur për ekonominë, si dhe do të sjellë përfitime të ndjeshme për të gjithë popullatën.”

 

Pjesë e marshimit ishte edhe profesori Ardian Civici, i cili tha se ekonomia gri nuk mund të luftohem me masa qeveritare, por  me ndërgjegjësimin e të te gjithëve.

 

Me pankarta në duar me mbishkrimin merr kuponin tatimor, qytetarët kanë dhënë një mesazh të qartë edhe për konsumatorët, të cilët duhet  të jenë bashkëpunues në këtë sfidë të përbashkët me autoritetet.

 

Ndër vite qeveritë kanë ndërmarrë masa dhe aksione për të luftuar ekonominë e zezë, por kjo luftë nuk ka patur rezultatet e pritshme, për shumë arsye. Protestuesit zgjodhën të japin ketë mesazh per te treguar se informaliteti duhet te mare fund.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *