Manjola Xhaxho, gjyqtare e gjykatës se Tiranës, njëherësh kandidate per anëtare e Këshillit te Larte Gjyqësor, me shume gjase do e kaloje me sukses procesin e vetingut. Hetimi administrativ i Komisionit te Pavarur te Kualifikimit, tregoi se gjykatësja nuk ka asnje problem me pasurinë e saj. Sipas relatores Xhensila Pina, gjykatësja ende banon ne shtëpinë e prindërve, nje apartament banimi i blere ne vitin 2001.
Ndërkohe qe me pare Inspektorati i Larte i Deklarimit te pasurisë ne raportin e tij kishte theksuar korrektësinë e deklarimit te pasurisë dhe se nuk kishte kryer fshehje te saj. Pastërtinë e figurës se gjykatëses Xhaxho e ka vërtetuar edhe Drejtoria e Informacionit te Klasifikuar. Ndërkohe qe raporti i KLD nënvizoi aftësinë profesionale te saj.
Ne fund te seancës, Manjola Xhaxho ka kërkuar rikonfirmimin ne detyre, ndërkohe qe vendimi do te shpallet me date 14 maj.





