Subscribe

Drejtoria Antikorrupsion në ministrinë e Drejtësisë ka në dorë një hetim të gjerë për abuzimet me pronat dhe verifikimet janë shtrirë në mbarë vendin, veçanërisht në zonën e bregdetit.

 

ULSI MANJA

MINISTER I DREJTESISE

 

“Drejtoria Antikorrupsion ka në proces një superhetim me të gjitha abuzimet me pronën publike dhe private nga veriu në jug me fokus të veçantë bregdetin. Përfshihen ish-zyrtarë dhe zyrtarë aktualë të Kadastrës pavarësisht rangut dhe detyrës. Çdo abuzues me pronën publike ose private, pavarësisht postit që ofron një shërbim publik dhe e shet në emër të shtetit do përballet me ligjin.”

 

Zyrtarët dhe ish-zyrtarët e Kadastrës, sipas ministrit, nuk duhet të jenë të qetë për sa kohë kryejnë abuzime në shkelje të ligjit. Po ashtu, dhe qytetarët që bëhen palë në korrupsion.

 

ULSI MANJA

MINISTER I DREJTESISE

 

 “Asnjë zyrtar dhe ish-zyrtar abuzues me detyrën e shtetit tashmë nuk duhet të ndihet i sigurt dhe as ta bëjnë gjumin e qetë.”“Nëse qytetari mbaron punë me zyrtarin dhe pastaj ankohet minimumi është bashkëpunëtor në nxitjen e korrupsionit në Shqipëri. Duhet ta zhdukim këtë mentalitetin e mbarimit të hallit me paligjshmëri apo duke paguar nën dorë.”

 

Deklarata e Manjës erdhi pas arrestimit të 4 zyrtarëve të Kadastrës në Sarandë për shpërdorim detyre. Ata kishin dhënë certifikata pronësie në shkelje të ligjit në zonën e bregdetit të Sarandës dhe Ksamilit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *