Një aksident automobilisitik u shënua mesditën e kësaj të mërkure në Elbasan.
Ngjarja ndodhi në dalje të qytetit, ku një makinë tip “Volkswagen” përplasi një person, i cili po kalonte rrugën.
Nga goditja, mori plagë të shumta në trup këmbësori, i cili u transportua në gjendje të rëndë drejt spitalit.
Shkak dyshohet të ketë qenë kalimi në mënyrë të gabuar i rrugës nga ana e qytetarit.