Subscribe

Një aksident me një të vdekur ka ndodhur në aksin rrugor Pogradec-Korçë. Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të së enjtes, në afërësi të fshatit Çiflig vetëm pak kilometra larg qytetit të Korcës.

 

Burime zyrtare thanë për “Vizion Plus” se automjeti i policisë ka aksidentuar një këmbësor 64 vjeç, ende i paidentifikuar, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. 64-vjeçari po lëvizte  i vetëm në rrugë në momentin kur është goditur për vdekje nga mjeti i policisë.

 

Mjeti i policisë po vinte nga Pogradeci në drejtim të Korçës, ku grupi i policisë kishte qenë më shërbim. Në vendin e ngjarjes dukej qartë se mjeti i policisë kishte kaluar në krahun e kundërt të rrugës në momentin e aksidentit, duke mos përjashtuar mundësinë e një parakalimi në ato çaste.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *