Më shumë se 14 milionë njerëz u larguan nga shtëpitë e tyre në Ukrainë në momentin e shpërthimit të luftës.

Aktualisht, 6.5 milionë prej tyre nuk janë rikthyer më në atdhe., sipas OKB-së.

Këto shifra korrespondojnë me pothuajse një të tretën e popullsisë së Ukrainës, vuri në dukje Organizata Ndërkombëtare për Migracionin, në raportin e saj me rastin e përvjetorit të dytë të fillimit të luftës, më 24 shkurt 2022 .

Deri më sot, rreth 4.5 milionë njerëz janë kthyer në shtëpitë e tyre, qoftë nga vende të tjera ose nga zonat brenda Ukrainës ku ishin strehuar.

“IOM përshëndet qeverinë dhe popullin ukrainas për forcën dhe rezistencën e tyre, si dhe vendet fqinje të Ukrainës që presin ata që ikën për t’i shpëtuar luftës. Ne jemi plotësisht të përkushtuar për të lehtësuar vuajtjet e viktimave të konfliktit dhe për të kontribuar në rilindjen e Ukrainës”, shtoi ai.

Kjo agjenci e Kombeve të Bashkuara tha se u ofroi ndihmë rreth 6.5 milionë ukrainasve në vendin e tyre , si dhe refugjatëve të strehuar në 11 vende të Evropës Lindore./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *