Subscribe

Për herë të 5 mbledhja e komisionit hetimor për koncesionet në shëndetësi ka dështuar. Kryetarja e komisionit demokratja Albana Vokshi shfrytëzoi hapësirën e rregullores që i njeh 1/4 së anëtarëve të thërrasin mbledhje, por socialistët refuzuan të marrin pjesë.

“Sot jemi në bojkot nga ana e mazhorancës. Për mungesë të kuorumi nuk mundëm të miratojmë asnjë kërkesë për informacion”, tha Albana Vokshi.

Përpjekja e opozitës për të mbledhur komisionin vjen pasi mazhoranca javën e kaluar zhvilloi e vetme mbledhje dhe miratoi edhe planin e hetimit edhe dërgoi kërkesat për informacion në institucionet e shtetit. Në këtë situatë demokratët i kanë kërkuar kryeparlamentares Lindita Nikolla të anulojë këtë mbledhje si dhe të largojë disa prej anëtarëve të mazhorancës nga ky komision

“I kemi bërë kërkesa të përsëritura, për deputetët që refuzojnë të marrin pjesë dhe të përjashtojë nënkryetarin, zotin Ndreca.“

Ndërkaq më herët anëtarët socialiste në këtë komision sqaruan se nuk do të marrin pjesë në asnjë mbledhje që thirret pa konsensusin e mazhorancës. Ata sollën në vëmendje se e kanë miratuar një plan hetimi dhe janë dërguar edhe kërkesat për informacion.

Komisioni që do të hetojë koncesionin e check up dhe sterilizimit u ngrit në fund të muajit mars, por deri më tani për shkak të mungesës së konsensusit me Partinë Socialiste ai ka arritur të zhvillojë vetëm 3 mbledhje.

Siç në çdo komision hetimor të ngritur ndër vite pavarësisht se cila parti është në pushtet, mekanizmi i përdorur për të bllokuar mbledhjet deri tani është kuorumi, pasi mazhoranca ka shumicën e anëtarëve dhe asnjë mbledhje nuk mund të zhvillohet pa praninë e saj./Vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *