Subscribe

Ditea u rikthye sërish në rolin e saj si kryefermere.

Teksa po ndante detyrat përkatëse për fermerët, ajo u përball me kritika nga Valeri dhe Renisi.

Fermerët nuk e pritën mirë “fjalimin” e Diteas përsa i përket ndarjes së punëve, ndaj e kritikuan, teksa Renisi theksoi se ajo po tregohet prepotente.

Ai u shpreh se fermerët gjithmonë i përfundojnë detyrat e tyre.

Pjesë nga biseda:

Ditea: Kush do të vendoset për verandën duhet t’i bëjë këto gjëra, mos mendoni se lani 3 gota dhe mbaroni me aq.

Valeri: Janë 300 gota ose 3000, jo 3. Këtë mos e thuaj janë 300 gota.

Ditea: A do të më dëgjosh një sekondë?

Baby G: Janë 2 persona ose 3 jo një.

Ditea: Do të jenë 3 ose 4 persona që do të bëni verandëm. Kur them 3 gota dua të them që nuk do të mblidhni vetëm gjërat që mbeten mbi tavolinë, por do të bëni dhe pjesën tjetër.

Renisi: Po pse mendon se nuk e kemi bërë deri tani se po të shoh pak si propetente.

Ditea: Nuk po flas me propetenc.

Renisi: Ne e kemi larë dhe herë tjetër verandën.

Ditea: Ka disa ditë që ajo ka ngelë në atë mënyrë dhe prandaj po them që duhet pastruar.

Renisi: Mirë, mirë dakord. Mos thuaj kot 3 gota apo 5.  /vizionplus.tv/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ferma VIP Albania (@fermavip.al)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *