Subscribe

Ministria e Brendshme ka zhvilluar një konferencë, ku në fokus është lufta kundër krimit, pastrimit të parave dhe krimit kibernetik

 

Në këtë konferencë marrin pjesë edhe ambasadorët e BE, Luigi Soreca dhe SHBA, Yuri Kim. Ministri Çuçi theksoi se vëmendje të veçantë do t’i kushtohet pastrimit të parave, pasi krimi kibernetik përbën një kërcënim.

 

Çuçi tha se në 9 muaj janë sekuestruar mbi 18 milionë euro asete kriminale, ndërsa shtoi se buxheti 2022 për Ministrinë e Brendshme është 4 % më i lartë, ku pikërisht mbështetja më e madhe do të jetë për sigurinë rrugore dhe luftën ndaj krimit të organizuar.

 

“Ky takim është pjesë e dialogut të vazhdueshëm në kuadër të përpjekjeve në rrugën drejt integrimit në BE. Është një dialog që nuk ka munguar as gjatë pandemisë. Sot pas dy vitesh ne kemi mundësi të diskutojmë nga afër, edhe pse me pjesëmarrje të kufizuar. Rëndësia e këtij takimi ka rëndësi për monitorimin e vlerësimit të progresit të të gjitha politikave. Pjesa më e madhe e reformave janë në përgjegjësinë e Ministrisë së Brendshme, por ka një sërë faktorësh me të cilët bashkëpunojmë.

 

Falenderoj Ministrinë e Drejtësisë të punëve të Jashtme, Financave dhe Ekonomisë, SPAK, BKH dhe Prokurorinë e Përgjithshme. Kam besim se një numër projektesh të tjera do t’i çojmë përpara. Dëshiroj të ndaj me ju disa nga arritje dhe vizionin e qeverisë për Shqipërinë e sigurt. Rezultate tregojnë se falë bashkëpunimit dhe partneriteti veçanërisht me BE dhe shtetet anëtare si edhe SHBA është bërë e mundur rritja e kapaciteteve në luftën kundër krimit. Sigurisht që kërcënimet e reja vazhdojnë të shfaqen.

 

Komponentët kryesore në trajtimin e këtyre kërcënimeve janë investimet në teknologji. Në buxhetin e vitit 2022 këtë vit buxheti për Ministrinë e Brendshëm do të jetë 4% më i lartë dhe 80 % do të shkojë për Policinë e Shtetit. Programi ynë është shumë serioz. Gjithashtu me rëndësi është përmirësimi i kapaciteteve njerëzore, kemi besim se Akademia do të vazhdojë të mbështetet nga donatorët”, tha Çuçi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *