Dekretimi i ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj nga presidenti i Republikës Ilir Meta, javën që lamë pas i ka dhënë fund dilemës se çfarë do të ndodhte në ministrinë e Brendshme.

 

Në një panel të ftuarish në Real Story me Sokol Ballën në Vizion Plus, të  pranishmit kanë analizuar dhe shkaqet që çuan kreun e shtetit që ta vononte dekretin e Lleshaj. Të ftuarit analizojnë faktin se vendimi i presidentit është i drejtë dhe kushtetues sepse një gjeneral nuk mund të ketë njëkohësisht dhe detyrën e ministrit të Brendshëm.

 

Në fjalën e tij në lidhje me vendim e marrë nga kreu i shtetit Çim Peka, është shprehur se pas gjithë këtij debati, qëndrimin e kryeministrit  e shikon si arrogancë.

 

“Lleshaj ftohet tre herë nga presidenti për të dhënë përgjigje për gradën dhe nuk ka shkuar. Gjithashtu theksoj se personi që është dekretuar në postin e ministrit të Brendshëm deri përpara 17 ditësh ka marr 2 paga.”

 

Ndërsa nga ana tjetër juristi Çlirim Gjata, është shprehur se gjykata e ka rrëzuar dekretin për lirimin e tij dhe ai dekret bëhet nul. Gjithçka kthehet në gjendjen e mëparshme.

 

Debati ka vijuar më tej me faktin se pse një gjë e tillë u zgjat për kaq ditë, moderatori Sokol Balla është shprehur se situata nuk duhet të zgjatej dhe situata e dytë duhet të ishte e para.

 

Gjithashtu analisti Skënder Minxhozi është shprehur se zvarritja e çështjes në një herë të dytë nuk ka sens.

 

“Në javën e fundit vetëm presidenti dhe kryeministri bënin sikur nuk e dinin se ai ishte ushtarak. A vlente gjithë ajo luftë, sipas meje hera e dytë duhet të ishte hera e parë, nje veprim inancor dhe nga vetë Lleshaj, pasi ai duhet të shkonte tek Meta, por kjo nuk duhet ta bënte Metën që të dilte nga shtrati kushtetues. meqe paska qene vetëm për një dekret që ai të shkarkoj dhe të vishej ministër na ka kushtuar një precedent sepse cdo president mund ta diege neser një afat pa dhënë asnjë argument. Përplasja është publike dhe përgjigje duhet të ishte publike.”

 

Analisti Eduart Zaloshnja, deklaroi se e gjithë situata e dy javëve të fundit është një situtuarë që fatmirësisht u mbyll në bazë të kushtetutës kjo falë dhe vendimit të kreut të shtetit i cili ka dekretuar një ministrër edhe pse mund të mos ketë pëlqime për të si person. Sipas tij në këtë ngajrje nxjerrim në pah dy mesazhe mesazhin politik dhe kushtetues.

“Meta u detyrua që ta dekretoj një ministër, dhe nëse nuk e pëlqen atë por mjafto që plotëson kriteret kushtetuese, pavarësisht se çfarë përkatësie partiake ka ai ka emëruar ministër një person të propozuar nga kryeministri për sa kohë që ai i përmbush kriteret. Mesazhi politik kemi një situatë të re në këtë përplasje të parë Rama-Meta, pasi disa muaj më para Rama tha se Meta mund të jetë presidenti më i mirë që mund të kemi pas ndër vite. Nëse më përë nuk kishte një përplasje të drejtpërdrejtë tashmë e kemi, një gjë të tillë, pasi Meta e cilësoi sekretari i parë dhe presidenti qesharak që ja ktheu Rama.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *