Ministri Lleshaj këmbënguli se vetedorëzimi I Balilit është një sukses I madh I policisë.

 

“Nuk ka rëndësi sesi ndodhi. Fakti që ne e cuam Balilin para një drejtësie të pavarur, është sukses I madh për policinë. Këtë e them me bindje. Edhe vetëdorëzimi është sukses.”

 

Ndërkohe dosjen e përgjimeve “Alizoti”, Lleshaj e quajti një histori banale.

 

Ai pohoi se të gjitha përgjigjet që kanë dalë ku janë përfshirë drejtues policie janë bërë me vetedije dhe kanë qënë të gjitha pjesë e punës së policisë dhe e hetimeve.

 

Në “Real Story”, ministri I brendshëm shtoi se Shqiperia është një vend I sigurtë dhe me shifrat e krimit në nivelet me të uleta historike.

 

Shqipëria është sot në parametrat më të mira historike të sigurisë, përfshirë vrasjet, vjedhjet etj. Sot jemi në nivelet më të uleta historike. I vetmi tregues ku jemi me keq sesa mesatarja e BE, janë vrasjet. Ne kemi 2.5 vrasje për 100 mijë banorë ndërsa BE e ka 1.4 vrasje për 100 mijë banore. Ndonëse edhe këtu jemi në nivelin e rajonit dhe në shifren tonë më të mirë historike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *