Subscribe

Ministri Brendshëm Sandër Lleshaj zhvilloi një inspektim në terren në zonën e Petrelës, pranë lumit Erzen, në një prej njollave të zeza, kthyer në vend-depozitim mbetjesh.

Ministri la porosi për strukturat vendore, policore dhe ato të IKMT për të ndërhyrë në mënyrë energjike, në funksion të mbrojtjes e ruajtjes së territorit.

“Do të angazhohemi në një kuadër të një programi të madh, një angazhimi shumë serioz për të frenuar me çdo kusht këtë përdhosje të mjedisit që bëhet nga subjekte të papërgjegjshëm, të cilët edhe shfrytëzojnë krizën dhe pandeminë aktuale për të vazhduar biznese kriminale në kurriz të mjedisit, në kurriz të së ardhmes tonë, në kurriz të cilësisë së jetës së qytetarëve. Policia e Shtetit, IKMT-ja dhe struktura të tjera të Ministrisë së Brendshme do të angazhohen në kuadër të një plani shumë serioz, i cili do të mundësojë së pari të kontrollojë vijat ujore, lumenjtë, të cilët janë viktimat më të mëdha të mëkateve mjedisore. Do të fillojmë me lumin Erzen, i cili do të merret në kontroll që nga burimi, në malin e Shën Gjergjit, deri në deltën e tij, në grykëderdhje, për t’u kontrolluar, për të evidentuar problematikën dhe për të adresuar të gjithë këtë problematikë.”

Lleshaj tha se do të ndalohet hedhja e mbeturinave dhe derdhjave e ujërave të zeza në lumin Erzen.

Ai paralajmëroi se do të ketë masa administrative dhe hetime penale për ata që i bëjnë dëm natyrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *