E premte, 18 Shtator 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Irani kundërshton SHBA-të për negociatat

Ilustrim · Vizion Plus

“Një përzierje e së vërtetës dhe gënjeshtrës” i kanë karakterizuar deklaratat e fundit të Presidentit të SHBA-së Donald Trump në lidhje me një marrëveshje të mundshme që do t’i jepte fund luftës në Iran, burime që folën për agjencinë gjysmëzyrtare iraniane të lajmeve Fars.

“Trump tha se Irani është gati të hapë Ngushticën e Hormuzit pa taksa, ndërsa një kusht i tillë nuk është përfshirë në tekstin e marrëveshjes”, siguruan burimet.

Pasi SHBA-të të heqin bllokadën e anijeve iraniane, Ngushtica do të hapet përsëri, bazuar në masat e sigurisë që do të marrë Teherani, sipas Fars.

Komentet e presidentit të SHBA-së janë “një përpjekje për të paraqitur një fitore të sajuar”, raportoi agjencia.

Megjithatë, shkatërrimi i materialit bërthamor që zotëron nuk përmendet në këtë “memorandum mirëkuptimi”, shtuan burimet iraniane. Përkundrazi, kushtet përfshijnë pagesën e menjëhershme të 12 miliardë dollarëve për Teheranin nga fondet e “ngrira” të Iranit, si dhe një armëpushim të plotë në Liban

Të njëjtat burime thanë se ky “memorandum” është në fazat e fundit të ratifikimit në Iran, por se ende nuk është marrë një vendim përfundimtar.

Më parë, në një postim në platformën Truth Social, Trump tha se po përgatitej të merrte “vendimin e tij përfundimtar” mbi një marrëveshje të mundshme, duke vlerësuar se Ngushtica e Hormuzit duhet të hapet “menjëherë” dhe uraniumi i pasuruar “të shkatërrohet”, siç shkroi ai me shkronja kapitale.

Një burim iranian i tha gjithashtu Reuters se pretendimi i presidentit amerikan për fatin e uraniumit shumë të pasuruar të Iranit “nuk është i vërtetë”, duke konfirmuar se memorandumi nuk përfshin asnjë kusht që lidhet me programin bërthamor.

Taulant Halili
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh