Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka bërë thirrje Serbisë të lirojë menjëherë zv.Drejtorinë e Policisë, Dejan Jankoviç.

Gjatë një konference për mediat Kurti tha se Serbia me veprimet e fundit tregoi edhe njëherë se nuk i intereson aspak normaliteti.

Lexo edhe :

Related Posts

Serbia kërkon tensione sepse nuk i konvenon normaliteti. Normaliteti nënkupton paqe, siguri e qetësi në rajon. Sa më shumë që ka paqe, siguri e qetësi në rajon aq më e parëndësishme bëhet Serbia andaj vepron gjithnjë në drejtim të kundërt. E teksa pas mbi 20 orësh maltretimi e ndalimi shumica dërrmuese e qytetarëve vazhduan rrugëtimin e tyre, dje pesë qytetarë të Republikës, pjesëtarë të Policisë së Kosovës u mbajtën edhe më tej, prej tyre katër nga komuniteti serb dhe 1 shqiptar. Gjatë mbledhjes së Qeverisë u informuam për lirimin e katër policëve por jo edhe të zv/drejtorit Jankoviç, pra në mesin e atyre që janë mbajtur qysh herët dhe vazhdojnë të mbahen edhe tani është edhe zv/drejtori i Policisë Dejan Jankoviç. Ai sot do duhej të ishte në ceremoninë e diplomimit të kadetëve policorë, ai e meritonte të ishte sot në ceremoni si zv/drejtor për burime njerëzore, ai është angazhuar drejtpërdrejt për përgatitjen e kësaj gjenerate të 59’të të policisë së Kosovës, që në mesin e saj ka edhe 37 policë nga komuniteti serb. Kërkoj lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të Jankoviçit”, tha Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *