Dejan Jankoviç
Dejan Jankoviç

Katër zyrtarë të policisë së Kosovës u liruan nga autoritetet serbe, ndërsa zëvendësdrejtori Dejan Jankoviç ndodhet në paraburgim për 48 orë. Kështu deklaroi ministri i Brendshëm Xhelal Svecla në një konference të përbashkët me kryeministrin Albin Kurti pas mbledhjes së qeverisë. Sipas ministrit të Brendshëm Jankoviç akuzohet për veprën “prishje e rendit kushtetues”.

“Sipas informatave që kam marrë nga Policia e Kosovës, janë ndaluar 10 pjesëtarë të policisë, 5 janë liruar mbrëmë e 4 sot. Zëvendësdrejtori Dejan Jankoviç vazhdon të jetë i arrestuar. Ai është dërguar dje në Rashkë, metodë e përsëritshme kjo nga autoritetet e Serbisë. Sipas informatave që kam ai është dërguar në paraburgim për 48 orë, me akuzën për ‘prishje të rendit Kushtetues”, tha Sveçla.

Lexo edhe :

Related Posts

Sipas kryeministrit të Kosovë, mungesa e sanksioneve ndaj Beogradit zyrtar i kanë dhënë guxim Serbisë për të ndërmarrë këto veprime.

“Mungesa e sanksioneve e ka trimëruar Serbinë dhe uroj që ky trimërim i agresivitetit që vjen si pasojë e një nervoze të padurueshme të brendshme të saj që rezulton nga sukseset e shtetit tonë, të paraqet një etapë të re në të cilin do të kuptohet që Kosova është shtet demokratik, respekton të drejtat e qytetarëve, ndërsa Serbia është praktikisht shtet mafioz”, tha Kurti.

Kurti i bëri thirrje ndërkombëtarëve që të gjithë shqiptarët e arrestuar në Serbi të lirohen menjëherë.

Po ashtu një ditë më parë udhëtarë nga Kosova u bllokuan në kufijtë e Serbisë me Hungarinë dhe Kroacinë. Autoritetet thanë se ndalimi i tyre u bë në shenjë hakmarrjeje nga Serbia për shkak të votës pro për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *