Mes një atmosfere të tensionuar politike, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, ekspertë dhe përfaqësues të partive politike u mblodhën sot për të shqyrtuar ligjin e përdorimit të gjuhëve.
Diskutimet u bojkotuan nga dy gjyqtarët shqiptarë Osman Kadriu dhe Naser Ajdari të cilët janë shprehur se nuk do të marrin pjesë në asnjë seancë ku vihen në pyetje çështje të karakterin nacional, veçanërisht atij shqiptar.
Megjithatë, asnjë diskutim nuk u zhvillua pasi seanca u shty për një datë të pacaktuar.
Ligji për përdorimin e gjuhës garanton përdorim të zgjeruar të shqipes dhe e përmend atë në mënyrë specifike në nenin 2.
Megjithatë, në diskutim nuk do të jetë kushtetutshmëria e të gjithë ligjit por disa dispozita specifike që lidhen me përdorimin e simboleve në monedha dhe proceset gjyqësore.
Kryeministri dhe koalicioni shqiptar bashkëqeverisës, VLEN deklaruan se asgjë nuk do të ndodhë në këtë seancë dhe se përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe nuk do të preket.
Nga ana tjetër, Fronti Evropian në opozitë, i udhëhequr nga BDI kundërshtoi me forcë shqyrtimin e këtij ligji dhe prej tre ditësh proteston para Gjykatës Kushtetuese.
Të mbledhur në çadra, anëtarët e koalicionit dhe qytetarë qëndruan përpara ambjenteve të gjykatë s në pritje të konkluzioneve.
Ligji për përdoriminn e gjuhëve, u miratua nga kuvendi në Shkup në vitin 2018 por nuk u dekretua nga President i kohës.
Sipas këtij ligji, çdo gjuhë e folur në vend nga të paktën 20% e popullsisë, mes të cilave edhe shqipja, duhet zbatohet në të gjitha procedurat gjyqësore, administrative, ekzekutive, si dhe në të gjitha organet, trupat dhe institucionet.





