Lideri i Hamasit pritet të mbërrijë këtë të mërkurë në Egjipt për të negociuar për një armëpushim të ri, ndonëse një ditë më parë refuzoi ofertën e Izraelit për një të tillë.
Lideri i lëvizjes islamike palestineze Ismail Haniya pritej në Kajro i shoqëruar nga një delegacion i Hamasit për bisedime me kreun e shërbimit inteligjent egjiptian, Abbas Kamal.
Megjithatë, Hamasi mbetet i vendosur, raportojnë mediat ndërkombëtare, për të mos ‘lëshuar pe’ ndaj Izraelit. Gjatë kësaj vizite do të bëhet e ditur se lirimi i pengjeve do të bëhet vetëm nëse sulmi ndaj civilëve merr fund.
Të lodhur nga lufta e përgjakshme, të dy palët duket se po dërgojnë sinjale për një armëpushim të dytë, pas një armëpushimi njëjavor në fund të nëntorit që lejoi lirimin e 105 pengjeve të Hamasit dhe 240 palestinezë, gra, fëmijë. dhe adoleshentët nga burgjet izraelite.
Nga ana tjetër, presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, tha dje se Izraeli është gati për një pauzë të re humanitare dhe ndihmë shtesë humanitare për të lejuar lirimin e pengjeve./vizionplus.tv/





