Liderët e Spanjës, Gjermanisë dhe Francës, kanë parlajmëruar presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro, se duhet të organizojë zgjedhjet brenda tetë ditësh , ndryshe ato do të përkrahin opozitën.
Maduro është nën presion për shkak se rivali i tij Juan Guaido e ka shpallur veten president në detyrë të mërkurën, pas protestave massive kundër Maduros. Ndërkohë ai ka akuzuar Guaidon për grusht-shtet dhe shkëputje të raporteve me Shtetet e Bashkuara.
Presidenti i Spanjës, Pedro Sanchez, ka thënë të shtunën se Spanja ka përgjegjësi ndaj Amerikës Latine. “Ne nuk duam ndryshim apo largim të qeverisë, ne duam demokraci dhe zgjedhje të lira në Venezuelë”.
Ndërkohë Franca dhe Gjermania kanë thuajse të njëjtin qëndrim me Spanjën, që është ai i mbajtjes së zgjedhjeve në Venezuelë.





