Subscribe

Një tjetër largim është shënuar nga radhët e kandidateve per deputete te Partisë Demokratike. Lefter Maliqi i renditur i 3-i në listën e qarkut te Beratit ka njoftuar largimin e tij për t’iu bashkuar Partisë Socialiste. Në një postim në rrjetin e tij social facebook, Maliqi thotë se ndjehet i zhgënjyer dhe jo i vlerësuar nga liderishipi i PD, Lulzim Basha të cilin e akuzon për pazare elektorale.

 

“Meqenëse z.Basha i influencuar nga ufo dhe kuqo të PD qe u beson pazareve të pista të tyre,duke më hequr emrin nga dy gara per kryetar PD dega Berat dhe për drejtor i departamentit të rendit, po kështu me zhgënjeu per kandidimin per kryetar bashkie Berat,  pasi sot do isha kryetar i sigurt për shkak te mbështetjes se gjere nga ana juaj. Në 2015 fill pas zgjedhjeve lokale pas humbjes fatale te PD u takova me z.Basha per t’i dhënë dorën dhe për t’u larguar nga ai, por ai reagoj me premtimin se te vazhdoja te punoja fort këto dy vite pranë jush dhe mos të flisja me asnjë, pasi do isha i pari i listës dhe do t’i siguroja 3 Mandate. Por çuditërisht mashtrohem, zhgënjehem dhe renditem i 3. Takohem me z.Basha të shtunën dhe i them me zhgënjeve mua dhe gjithë elektoratin tim dhe i thashë zgjidh o mbaj premtimin te fitosh mandatin e 2 ose zgjidh pazarin e Ufos apo kuqos dhe ke dështim te thellë në Berat, duke i thëne ju pres deri te mërkurën, pra sot. Ofertat e Bashes ishin qesharake te majme dhe mosbesuese te papranuara nga mua ne takim me te dhe me te tjerë të futur nga ai. Në këto kushte pas presionit dhe telefonatave te votuesve të mi qe ishin te zhgënjyer nga Basha kërkuan me vendosmëri qe mos të punoja më për ufo e kuqo, por të bëhesha bashkë me ta.”

 

Për këto arsye, Maliqi shprehet se ka vendosur t’i bashkohet Partisë Socialiste pjese e te cilës ka qene edhe përpara vitit 2009. Ai u ka bere thirrje te gjithë demokrateve te qarkut qe te bëjnë te njëjtën gjë.

 

“Të dashur demokrat të ndershëm bashkohuni edhe ju me mua kundra ufos e kuqos.! Sot është e qartë që PD po ha vetveten dhe ska cfare i ofron Shqipërisë. Unë jam politikan qe kam zgjedhur njerëzit e mi mbi çdo parti dhe partitë i kam parë vetëm si mundësi për t’u shërbyer atyre. Kam njohur dhe kam punuar me Sali Berishën dhe Ilir Metën. I kam miq dhe besoj se nuk u kam asnjë borxh. Kam njohur dhe punuar edhe me Lulzim Bashen. Nuk e kam mik dhe nuk më ka borxh mua, por u ka borxh njerëzve te mi, sepse i donte për mitingje dhe per te mbushur çadren e Republikës se re, por jo per t’i shërbyer atyre siç i shërbyen ata atij. Nuk e njoh dhe nuk kam punuar me Edi Ramen. Por skam nevoje ta njoh pasi kam bindje qe do jete mirënjohës ndaj votës dhe mbështetjes se fitores se thelle qe do nis nga qarku Berat. Sot unë shpall bashkimin e njerëzve te mi, socialist dhe demokrat me Edi Ramën.”

 

Lista e kandidatëve për deputet e Partisë Demokratike ka shkaktuar një reaksion, pasi një sërë emrash janë tërhequr nga gara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *