Pas debatit të ashpër me Albanon, Roberti është përplasur edhe me Baby G.

Teksa Roberti po hante ushqim, Baby G i tha që në vend të debateve, ai duhet të bëj muhabet më pozitiv.

Nga ana tjetër, Roberti  “shpërtheu” ndaj këngëtares, duke u shprehur se ajo flet pa respekt dhe se duhet të edukohet.

Pjesë nga biseda:

Baby G: Robert, pse nuk bëjmë një bisedë të bukur, një bisedë të mirë se do mërzitesh dhe nuk e kam qejf vërtetë të mërzitesh. Shijoje dhe bukën me një muhabet të mirë

Roberti: Të lutem shumë se kur flet ti më vjenë për të vjellë. Unë ty s’po të flas. Mbaj distancën që të takon. Nuk dua të dëgjoj e as mua s’ke për të më dëgjuar. Nuk më intereson fare! Je një figurë që mua këtu më sjellë më tavolinë me ty kjo system, në jetën time s’do kisha lidhje me ty

Baby G: Normalisht se ti je 64 vjeç, nuk do na sillte asgjë bashkë

Roberti: Jo, në rangun e nivelit artistik. Atë që kam përfaqësuar gjithë jetën në Shqipëri, më duket se vetë i  thatë dje

Baby G: Respekte për ça ke bërë

Roberti: Pusho! Do të bëhesh artiste dhe vjen flet me një artist që ka treguar që është artist, pa respekt. Shko edukohu!

Baby G: Nuk është mirë për ty, duhet të kesh energji të mirë. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *