Ndërsa pritej që parlamenti të votonte protokollin e aderimit të Maqedonisë së Veriut në NATO, seanca u përfshi nga tensioni për shkak të sulmit të opozitës ndaj kryeministrit.

 

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka spërkati me bojë Ramën.

 

Menjëherë pas kësaj kreu i kuvendit Ruci përjashtoi Palokën nga seanca, e më pas ndërpreu punimet.

 

Pak minuta më vonë, PD sqaroi se Paloka e bëri me bojë Ramën pasi ai e talli në mënyrë të përsëritur për shkak të mënyrë së të folurit. Sipas opozitës, Gjiajtja me bojë është mospranim i bullizmit të ushruar nga kryeministri.

 

Më herët palët diskutuan për protokollin e aderimit të Maqedonisë së veriut në NATO. Por ky moment që gjeti dakortësinë e palëve, u shoqërua me keqardhjen për tragjedinë e ndodhur dje në Maqedoni, ku 14 njerez humbën jetën në aksident.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

“Zija në vendin fqinj e rëndon më shumë vetëdijen se fati i dy vendeve është i përbashkët”.

 

 

Shqipëria sipas Ramës ka patur një rol mbështetës dhe jo udhëheqës në zhvillimet në Maqedoni.

 

 

“Pa shqiptarët nuk do kishte Maqedoni të Veriut dhe për Shqipërinë identiteti territorial i Maqedonisë së Veriut janë jo vetëm të pacenueshme por edhe jetike për të sotmen dhe të ardhmen tonë, drejt paqes e stabilitetit. Roli ynë në këtë proces historik ka qenë rol mbështetës jo udhëheqës. Situata e qetë i dedikohet në radhë të parë lidershipit shqiptar atje dhe kryeministrit vizionar Zoran Zaev të cilin e përshëndes”.

 

 

Edhe lideri i opozitës Basha përshëndeti këtë moment historic për Maqedoninë e Veriut.

 

Por përtej qëndrimit për Maqedoninë e Veriut, Basha foli edhe për zhvillimet politike në vend, duke paralajmëruar fundin e qeverisë Rama në 16 shkurt .

 

Ndërkohë, pas rinisjes së seancës, parlamenti miratoi me 130 vota pro, asnjë kundër e asnjë abstenim protokolin e aderimit të maqedonisë së veriut në NATO.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *