Subscribe

Adriatik Alimadhi dhe Arben Elezi janë dy deputetët e rinj të opozitës.

 

Ata u betuan në seancën plenare të kësaj të enjteje ku morën zyrtarisht dhe mandatet.

 

Kreu i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi do të përfaqësojë qarkun e Vlorës. Ai morri mandatin e ish-deputetit demokrat Agron Shehaj.

 

Ndërsa Arben Elezi do të zëvendësojë në Kuvend nënkryatarin e PD, Edmond Spaho në Qarkun e Elbasanit.

 

Në Kuvend pritej që të betohej edhe kandidatja e LSI në Qarkun e Shkodrës Amra Borova. Kandidatja e LSI nuk u paraqit në seancë për betimin ndërsa pritet që të marrë madatin seancën e ardhshme.

 

Me marrjen e mandatit nga ana e Alimadhit dhe Elezit Kuvendi numëron 98 deputetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *