Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
29 May 2026
Vizion fokus

Sulmi në Rumani, Putin mohon autorësinë: Nuk është i...

Rama në Dibër: PS karakterizohet nga prirja për të...

Rama takim me socialistët në Dibër: PS ka mbështetur...

Përfshihet nga flakët tarraca e një dyqani në Rrugën...

Trump: Këto janë kushtet për Iranin

Teherani: Do të sulmojmë SHBA-në nëse bllokada detare në...

Arrestohet një grek në Britani, dyshohet se spiuonte në...

“Ky është vetëm fillimi, përgatituni…”, ish-presidenti rus pas sulmit...

Operacion antidrogë në Itali, arrestohen 3 shqiptarë, u kapën...

Zelensky paralajmëron: Rusia po përgatit një sulm masiv

Kurti: Votimi për Emilija Rexhepin nuk mund të anulohet

2 Tetor 16:11

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se zgjedhja e Emilija Rexhepit nënkryetare e Kuvendit të Kosovës nga minoriteti joserb “nuk mund të anulohet”, teksa vendi pret aktgjykimin e plotë të gjykatës më të lartë në lidhje me votimin për nënkryetarët e organit ligjvënës.

Gjykata Kushtetuese njoftoi më 30 shtator përmes një vendimi se Kuvendi i Kosovës nuk është konstituuar ende dhe se ky proces nuk përfundon pa zgjedhjen e nënkryetarit nga radhët e komunitetit serb.

I pyetur nga gazetarët gjatë një ngjarjeje në Prishtinë lidhur me vendimin e gjykatës, Kurti – i cili është lider i Lëvizjes Vetëvendosje gjithashtu- tha se “duhet ta shohim aktgjykimin në mënyrë të plotë për ta dhënë vlerësimin tonë”.

Por, ai shtoi se “është humbje kohe dhe dëm që nuk po funksionon Kuvendi i Kosovës. Kuvendi e ka zgjedhur kryetarin, Dimal Bashën, i ka zgjedhur katër nënkryetarët, Albulena Haxhiun, Vlora Çitakun, Kujtim Shalën dhe Emilija Rexhepin”.

“Askush nuk është duke e zënë karrigen e zbrazët për nënkryetarin nga komuniteti serb. Emilija Rexhepi është nënkryetare e Kuvendit, nuk mundet votimi për Emilija Rexhepin të anulohet. Prandaj ne kemi ngelur vetëm te nënkryetari i fundit nga komuniteti serb”, theksoi Kurti.

Gjykata Kushtetuese nuk e ka publikuar ende aktgjykimin e plotë të 30 shtatorit dhe asaj zakonisht i duhet rreth një javë për ta bërë këtë.

Emilija Rexhepi u zgjodh nënkryetare e Kuvendit nga pakica joserbe në një votim ndaras nga pakica serbe në gusht, pavarësisht se në të kaluarën ishin votuar gjithmonë në një pako.

Derisa Rexhepi i mori votat e nevojshme, kandidati i partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, Lista Serbe, nuk i mori votat, siç nuk i morën as kandidatët e tjerë të kësaj partie të hedhur në votim me short nga kreu i ri i Kuvendit, Dimal Basha.

Kjo bëri që Lista Serbe të ankohej në Kushtetuese për veprimin Bashës, i cili, më vonë, e shpalli njëanshëm të konstituuar Kuvendin, pavarësisht moszgjedhjes së nënkryetarit nga minoriteti serb.

Gjykata Kushtetuese theksoi gjithashtu se, seanca e nisur më 15 prill, duhet të përfundojë brenda 12 ditëve nga hyrja në fuqi e aktgjykimit të saj të 30 shtatorit.

Dështimi për ta bërë Kuvendin e ri pas zgjedhjeve të shkurtit, e ka futur vendin në krizë politike.

Partitë më të mëdha shqiptare nuk kanë arritur pajtueshmëri për të çuar procesin përpara dhe për rrjedhojë Gjykata Kushtetuese është detyruar të dalë disa herë me aktgjykime.

Lëvizja Vetëvendosje e Kurtit doli e para dhe fitoi 48 ulëse në Kuvend, duke i lënë prapa Partinë Demokratike të Kosovës me 24 ulëse, Lidhjen Demokratike të Kosovës me 20, Listën Serbe me nëntë dhe koalicioni mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate, me tetë të tilla.

Edhe 11 ulëse tjera janë të pakicave.

Faktori ndërkombëtar ka bërë disa herë thirrje që Kosova t’i formojë sa më shpejt institucionet e reja./REL

Posted Under:
Anash Kosova
Tagged:
Emilija Rexhepi kurti Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Sulmi në Rumani, Putin mohon autorësinë: Nuk është i yni, na jepni prova!

më shumë...

Përfshihet nga flakët tarraca e një dyqani në Rrugën e Kavajës

më shumë...

Trump: Këto janë kushtet për Iranin

më shumë...

Teherani: Do të sulmojmë SHBA-në nëse bllokada detare në Hormuz vazhdon

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner

Minute pas minute

6:44

Sulmi në Rumani, Putin mohon autorësinë: Nuk...

6:16

Rama në Dibër: PS karakterizohet nga prirja...

6:12

Rama takim me socialistët në Dibër: PS...

5:47

Përfshihet nga flakët tarraca e një dyqani...

5:25

Trump: Këto janë kushtet për Iranin

5:07

Teherani: Do të sulmojmë SHBA-në nëse bllokada...

4:56

Arrestohet një grek në Britani, dyshohet se...

4:54

“Ky është vetëm fillimi, përgatituni…”, ish-presidenti rus...

4:45

Ulje e lehtë temperaturash, parashikimi i motit...

4:41

Operacion antidrogë në Itali, arrestohen 3 shqiptarë,...

4:24

Zelensky paralajmëron: Rusia po përgatit një sulm...

3:55

Policia dhe emergjencat në gatishmëri për verën,...

3:46

Festivali folklorik për fëmijë, 12 grupe nga...

3:40

Vrau gruan me çekiç dhe e mbajti...

3:26

Rregulla për Maturën Shtetërore, Kumbaro: Masat janë...

3:12

Mori peng 20-vjeçarin vlonjat dhe e dhunoi...

3:09

Berisha shpall “Ripërtëritjen”, të shtunën mblidhet Kuvendi...

2:57

Zjarr te “Rana e Hedhun” në Shëngjin,...

2:51

Masat për sezonin veror, Lamallari: Deri në...

2:41

Berisha me ekspertët e “Venecias”, kreu i...

Më të klikuarat

  • Për herë të parë, Soni Malaj zbulon në “Ferma Vip̶...
  • Vrau gruan me çekiç dhe e mbajti trupin një javë në papafing...
  • “Takime shumë të rëndësishme këtë fundjavë”, Hor...
  • “Lajm i rremë që shteti po fal Zvërnecin”, Rama:...
  • Tmerr në Itali/ Banda e emigrantëve rrëmben dhe përdhunon tu...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.