Subscribe

Dalin në dritë të tjera detaje nga vrasja e 46-vjeçarit Bardhok Planaj mbrëmjen e të dielës në Shkodër.

 

“Vizion Plus” mëson se Planaj, i njohur ndryshe me nofkën “Kumbari”, u ekzekutua teksa lëvizte me mjetin e tij tip “Range Rover”. Autorët kanë qëlluar me breshëri automatiku, duke e lënë “Kumbarin” të vdekur në vend.

 

Pas krimit, atentatorët u larguan nga vendi i ngjarjes duke përdorur rrugicën dytësore pak metra nga vendi i ngjarjes në aksin Shkodër-Koplik dhe dogjën mjetin. Nga ana e policisë ende nuk është bërë i mundur identifimit dhe kapja e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *