Së shpejti ikën edhe kryeministri Edi Rama. Kështu është shprehur Ilirjana Kuçana, anëtare e Këshillit Kombëtar në PD në emisionin Quo Vadis në Vizion Plus me Pranvera Borakajn, e cila ka zbardhur prapaskenat nga mbledhja e Bordit të Paqes.
Sipas saj, presioni ndërkombëtar është shumë i lartë, ndërsa shtoi se Elisa Spiropalin e shkakroi vetë Rama.
“Lexohej qartë gjuha e trupit, humbja e kontrollit dhe gjuha e ashpër ndaj gazetarit dhe mediave.
Emrat nuk kanë rëndësi, ikin disa emra anonim dhe vijnë disa emra anonim. Pastrimi i PS Elisa Spiropali, si njeriu që po krijonte marrëdhënie të forta ndërkombëtare si emri që do i zinte vendin. Rama i detyruar shkakroi Ballukun. Balluku nuk është as si Veliaj as si të tjerët, por Balluku është fundi i Edi Ramës. Provat që ka ajo për Ramën, për shpërndarjen e tenderave
Ftesa e Bordit të Paqes, është hall i madh. Osmani nuk tundte ftesën se takonte Rubipon. Bisedat pas Bordit të Paqes kanë qenë hall i madh. Ramën mund të mos e kemi në qeveri më vonë”, tha Kuçana./vizionplus.tv





