Kryeministri holandez, Mark Rutte ka deklaruar se Shqipëria ka ende punë për të bërë sa I takon procesit të anëtarësimit.

 

Rutte nënvizoi se Diskutimet për procesin e zgjerimit të BE-së janë shtyrë për takimin tjetër të Këshillit Europian.

 

“Shqipëria ka bërë shumë punë por ka ende për të bërë. Të gjithë I kemi të qarta përpjekejet e bëra nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.  Pavarësisht progresit të bërë, Shqipëria ka më shumë rrugë për të bërë në raport me Maqedoninë e Veriut. Diskutimet për procesin e zgjerimit të BE-së janë shtyrë për takimin tjetër të Këshillit Europian.”

 

Kryeministri holandez theksoi gjithashtu se Shqipëria ka ende probleme me ndarjen e pushteteve.

 

Holanda, Franca dhe Danimarka kanë qenë vendet më skeptike në lidhje me integrimin e Shqipërisë. Vendimi për çelejn e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut pritet që të ndërmerret brenda mesditës së sotme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *