Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi këtë të enjte është takuar me ambasadoren e Gjermanisë në Tiranë  Susanne Schütz, në përfundim të mandatit të saj si ambasadore e Republikës Federale të Gjermanisë në Shqipëri.

 

Në këtë takim Kryemadhi i ka shprehur ambasadores gjermane në ikje vullnetin për rritjen e mëtejshme të bashkëpunimit mes dy vendeve.

 

Në fokus të veçantë të takimit kane qenë proceset reformuese të shtetit të së drejtës dhe përmirësimit të klimës së biznesit për të garantuar jo vetëm ritme më të shpejta të integrimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian por dhe për të tërhequr investitorët gjermanë për të zhvilluar ekonominë shqiptare e cila do të sjellë hapjen e vende të reja të punës.

 

Gjithashtu kryetarja e LSI shprehu mirënjohjen për Kancelaren Merkel dhe qeverinë gjermane për mbështetjen në rrugëtimit e Shqipërisë dhe rajonit në Bashkimin Europian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *