Presidenti Ilir Meta bën përgjegjëse qeverinë për situatën e krijuar në pikën kufitare të Kakavijës, ku një fëmijë 10-vjeç humbi jetën.

Në një postim në “Facebook”, kreu i shtetit thekson se situata e krijuar në Kakavijë ka të bëjë vetëm me përgjegjësitë e paushtruara në kohën e duhur nga ana e qeverisë shqiptare ndaj shtetasve.

Ai iu ka kërkuar ndjesë mes të tjerash qytetarëve të gjithë qytetarëve që kaluan ditë edhe netë sakrificash duke pritur në radhë kilometrike për të kaluar në shtetin helen.

“Përgjegjësia është vetëm mbi qeverinë shqiptare dhe shtetin. Kjo është e PAFALSHME dhe e PAPRANUESHME sepse është vetëm PAPËRGJEGJSHMËRI! Ju KËRKOJ NDJESË, si President i Republikës, të gjithë qytetarëve tanë, të cilët kaluan ato ditë dhe netë me sakrifica të jashtëzakonshme!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *