Java e 37 e kampionatit italian nisi me spektakël e gola për një barazim 2 me 2 mes Fiorentinës dhe Napolit, takim i transmetuar në Tring.

Një pikë në fakt jo shumë e vlefshme për të dyja skuadrat në objektivin për tu kualifikuar për në kupat e Europës, me vjollcët që ruajnë avantazhin dypikësh ndaj skuadrës jugore, ndonëse Torino sonte nëse mund Milanin mund t’i parakalojë të dyja. Pa Osimhen dhe Di Lorencon, miqtë e nisën mirë duelin në Toskanë duke kaluar në avantazh përmes Amir Rrahmanit, djaloshit nga Kosova i aftë për të shtyrë në rrjetë krosimin e Politanos.

Përtej gjysmës së pjesës së parë, ndeshja ishte një monolog i Napolit në gjysmëfushën e Fiorentinës, mirëpo me të ulur pak ritmin miqtë, ishte skuadra vjollcë që nisi të bëhej e rrezikshme…aq e rrezikshme sa për ta përmbysur rezultatin në mënyrë të pabesueshme në vetëm 2 minuta.

Fillimisht Biragi nga goditja e dënimit godet bukur dhe topi, pasi prek shtyllën shkon në rrjetë. Vetëm dy minuta më vonë Napoli i bën keq vetes, pasi një gabim foshnjarak i Politanos i jep mundësi Nzolas që të shënojë edhe golin e avantazhit për Fiorentinen.

Në të dytën madje Niko Gonzales ishte pranë mbylljes së ndeshjes, mirëpo nga goli i pa shënuar shkojmë në gol të pësuar, pasi vendasit u ndëshkuan nga një goditje dënimi e Kavarshkelias në minutën e  57.

Në vazhdim Napoli godet shtyllën me Poltianon, dhe shtyn shumë në fund në kërkim të fitores por nuk a ia del dot mban. Deri javën e ardhshme është një gare treshe për vetëm një vend në konferencë league./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *