E premte, 9 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Sylvinho drejt rikthimit: Jam gati për lëvizjen e radhës

Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, duket se është gati për një kapitull të ri në karrierën e tij. Braziliani, i cili drejtoi kuqezinjtë për tre vite e gjysmë, ka folur për të ardhmen e tij profesionale, duke konfirmuar dëshirën për t’u rikthyer në futbollin e klubeve.

Në një intervistë për “Flashscore”, Silvinjo u shpreh se ndihet i përgatitur, si nga ana profesionale, ashtu edhe nga ajo personale, për të marrë drejtimin e një skuadre me një projekt të qartë dhe ambicioz. Edhe pse nuk përjashton mundësinë për të punuar në kontinente të ndryshme, Europa mbetet destinacioni i tij i preferuar.

Reklamë

“Europa është përparësia ime. Është ajo pjesë bote ku loja vazhdon të zhvillohet në nivelin më të lartë”, u shpreh trajneri brazilian.

Silvinjo theksoi se eksperienca e fituar ndër vite e ka ndihmuar të ndihet gati për sfidën e radhës, ndërsa vlerësoi edhe përbërjen ndërkombëtare të stafit të tij, që i mundëson të punojë në vende të ndryshme.

Reklamë

“Jam shumë i përgatitur për hapin e radhës. Në stafin tim kam brazilianë, një argjentinas, një italian dhe njerëz të kombësive të tjera, ndaj kemi një grup shumë ndërkombëtar. Me gjuhët që flasim, mund të punojmë në Portugali, Spanjë, Angli dhe në shumë vende të tjera të Europës, por edhe në Amerikën e Jugut, Shtetet e Bashkuara dhe gjetkë”, deklaroi ai.

Pas eksperiencës në krye të Kombëtares shqiptare, rikthimi në futbollin e klubeve mund të jetë sfida e tij e radhës, me Europën që qëndron në krye të preferencave.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.