Partitë aleate historike të Partisë Demokratike kane krijuar Grupimin e Qendrës së Djathtë, i cili synon arritjen dhe imponimin e standardeve demokratike në zgjedhje.

 

Krerët e të 5 partive Fatmir Mediu I PR, Agron Duka i PAA, Nard ndoka i PDK, Dashamir Shehi i LZHK dhe Vangjel Dule i PBDNJ janë dakordësuar për të zhvilluar veprimtarinë e tyre si një forum i përbashkët dhe në përputhje të plotë me platformën politike të pranuar dhe nënshkruar si marrëveshje e tyre me PD.

 

Ne takimin e mbajtur këtë te enjte këto parti unifikuan qëndrimin e tyre për sa i përket sistemit zgjedhor dhe kërkojnë ndryshimin e tij duke propozuar modelin e listave të hapura.

 

Por padyshim qe një nga pikat kryesore është zhvillimi i zgjedhjeve me standarde demokratike pa Edi Ramën kryeministër.

 

Takimi i se enjtes ishte vetëm i pari i një seri takimesh qe janë planifikuar te zhvillohen ne te gjithe qarqet e vendit ku do të trajtohen të gjitha temat që janë prioritet i aksionit opozitar. Dhe takimi i pare ishte ai me ambasadorin e BE, Luigi Soreca, te cilit i parashtruan shqetësimet e tyre. Ne përfundim te takimit, ata kishin një thirrje për presidentin e Republikës.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *