Qytetarët e Kosovës mund të mos lëvizin lirshëm as vitin që vjen. Procesi i liberalizimit të vizave, i premtuar të realizohet tash e 6 vjet, mund të mos finalizohet as më 2017-të. Kështu vlerësojnë njohësit e çështjeve politike dhe ekspertët e marrëdhënieve ndërkombëtare në Kosovë, shkruan gazeta Zëri. Sipas tyre, përgjegjësia kryesore për një gjë të tillë bie pikërisht mbi institucionet dhe udhëheqësit e Kosovës. Nga ana tjetër, partitë opozitare vlerësojnë se liberalizim nuk do të ketë derisa qeveria aktuale vazhdon të qeverisë. E përderisa përfaqësues të qeverisë kanë thënë se demarkacioni është kusht i pakontestueshëm për liberalizim, para pak ditësh Nënkryetarja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunaçek, ka paralajmëruar edhe njëherë Kosovën se edhe pas ratifikimit të Demarkacionit mund të mos ketë viza.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *