Kosova ka vendosur të ndalojë hyrjen në territorin e saj të çdo automjeti me targa serbe. Kjo masë e shtuar u konfirmua nga Përparim Kryeziu, zëdhënësi i qeverisë së Kosovës për Radio Europa e Lirë.

 

Sipas tij, kjo masë është marrë për arsye të sigurisë, ndërsa mund të mos jetë e vetmja.

 

“Për arsye të sigurisë, institucionet kanë vendosur që të rrisin nivelin e kontrolleve kufitare. Andaj, si hap i menjëhershëm është vendosur që të ndalohet hyrja e automjeteve me targa të Serbisë në Republikën e Kosovës, teksa vazhdon analizimi i situatës nga institucionet e sigurisë. Veprimet e radhës do të merren bazë të rekomandimeve të institucioneve të rendit”, tha Kryeziu.

 

Më herët, qeveria e Kosovës ndaloi importin e mallrave serbë drejt saj, si një kundërpërgjigje ndaj pengmarrjes së tre policëve nga serbët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *