Raul dhe Olivia De Freitas ishin siguruar nga agjensia e udhëtimit se do të ktheheshin të sigurt në shtëpi, pavarësisht situatës së shkaktuar nga pandemia e COVID-19.

 

Ata u nisën për Maldive më 22 mars për të kaluar një muaj mjalti 6-ditor në Cinnamon Velifushi Maldives. Por, muaji i mjaltit i Raul dhe Olivia De Freitas në Maldive po kthehet në një makth. Çifti nuk është në gjendje të kthehet në shtëpi dhe po qëndrojnë në një resort (të cilin e kishin rezervuar për muajin e mjaltit) me 700 euro në ditë personi.

 

Atyre iu dha mundësia të ktheheshin në shtëpi bashkë me afrikano-jugorët e tjerë të ngecur në Maldive, përmes një avioni privat. Mirëpo, Ambasada nuk arriti të komunikojë me gjithë afrikano-jugorët atje, e për pasojë çifti vendosi të qëndrojë në resort.

 

Nga dita në ditë, muaji i mjaltit zgjat më shumë, ndërsa nga ana tjetër selia diplomatike shtyn datën e kthimit në Johannesburg.

 

Siç raportohet nga New York Times, Raul dhe Olivia u transportuan në një tjetër resort me 5 yje, së bashkë me bashkatdhetarë të tjerë të ngecur në Maldive. Duke pritur datën e kthimit në shtëpi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *