Vendi
Vranë dhe hodhën në lumë Renis Dobrën, të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin brenda kafazit të xhamit në GJKKO

Një incident i pazakontë është regjistruar sot gjatë seancës paraprake në GJKKO, ku të pandehur janë Petrit Çakraj dhe vëllezërit Aleksandër, Kristi dhe Fatjon Bushgjokaj.
Sipas raportimeve, të pandehurit janë përfshirë në një përplasje fizike mes tyre ndërsa ndodheshin në “kafazin e xhamit” të sallës së gjyqit, ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet e konfliktit.
Seanca është zhvilluar pa praninë e mediave. Të pandehurit akuzohen për vrasjen dhe hedhjen në lumë të 23-vjeçarit Renis Dobra në Klos.
Pas këtij incidenti, të gjitha seancat janë ndërprerë.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




