Policia ka vënë në pranga një 59-vjeçar dhe djalin e tij, Gerlad Jahi dhe Gëzim Jahi, të cilët kanë kërcënuar të afërmin e tyre. Shkak është bërë konflikti për motive pronësie mes të arrestuarve dhe një tjetër personi, që rezulton të jetë vëllai i 59-vjeçarit.

 

Gjatë kontrollit të kryer në banesën e dy të arrestuarve, policia gjeti 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë gjahu, 3 granata, 3 ndezës granatash, krehra dhe municion luftarak i llojeve të ndryshme.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *