Subscribe

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në ceremoninë zyrtare të hapjes së “Konferencës së Politikave Botërore” në Abu Dhabi.

Rama nënvizoi se bashkëpunimi përtej kufijve po bëhet më i madh pavarësisht refuzimeve. Duke folur për disa prej probleme me të cilat përballemi sot, Rama nënvizoi se ato janë të ndërlidhura me njëra tjetrën.

Në fjalën e tij, ai nënvizoi se Shqipëria beson e angazhimi i thellë është i nevojshëm për paqen dhe sigurinë. Kreu i qeverisë tha se jemi në të njëjtën linjë me politikat e BE-së për mjedisit. Kreu i qeverisë nënvizoi se Shqipëria brenda një dekade pret që të bëhet një eksportuese neto e prodhimit të energjisë.

“Besoj se globalizmi është këtu dhe do të qëndrojë përderisa jetojmë nën të njëjtin plnaet e ngrohemi nga i njëjti diell. Thellimi i lidhjes sonë dhe varësia nga ajo është bërë e pandalshme. Interesi ynë i ndërfilltë në bashkëpunimin përtej kufijve po bëhet më i madh pavarësisht refuzime.
Problemet me të cilat përballemi sot bëhen çdo ditë e më të ndërlidhura. Ngrohja globale nuk është vetëm çështje e klimës por e ndërlidhjes. Është çështje paqeje në shumë rajone me ndikim aftagjatë. Sa më efektivisht të merremi me të aq më shumë do parandalojmë katastrofat. Sot covid, një çështje globale ka marrë kaq shumë jetë krahasuar dhe me hubmjet në luftëra botërore. Sjemi në gjendje të ëprballemi më këtë vetëm e njëjta përgjigje shkon edhe për çështjet e terrorizmit…

Shqipëria beson se përtëritja e një angazhimi të thellë për të ndikuar veprimin shumëpalësh është shumëherë më i nevojshëm për paqen dhe demorkacinë ne mbështesim agjendën e okb dhe këshillit të sigurimi. Vitin e kaluar Shqipëria kryesoi OSBe duke dhënë kontribute aftatgjata për paqen. Ne realizuan ecuri mjaft të nevojshme në të gjitha dimensionet e sigurisë së osbe. Shqipëria për herë të parë do jetë anëtare e këshillit të sigurimit 2022-2023. Jemi të shqetësuar dhe për pasojat e infodemisë. Na duhet integrim më i madh për agjendën e zhvillit të qëndrueshëm. Arritja e objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm është përgjegjësi e përbashkët. Shqipëria ka nisur reformë në sistemin e energjisë. Do miratojmë planin e ripër çkarbonizimin e sektorit të ekonomisë. Ky plan do parashikojë propdhimin e energjisë me kapacitete të izoluara. Shqipëria pret të bëhet eksportuese e energjisë brenda kësja dekade”, tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *