Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim deklaroi se është e rëndësishme që të ketë transparencë dhe që qeveria të jetë e përgjegjshme në menaxhimin e donacioneve të mbledhura për rindërtimin. Ajo theksoi në “Twitter” se për këtë arsye do të ngrihet edhe Akademia e Transparencës.

 

“Transparenca dhe përgjegjësia janë thelbësore. Kjo është arsyeja pse do të krijohet një Akademi e re Transparence për të mbështetur qeverisjen transparente, qeverisjen e përgjegjshme ndaj qytetarëve, trajnimet kundër korrupsionit dhe reformën gjyqësore.”

 

Gjatë Konferencës së Donatorëve, SHBA shpalli kontributin e fundit prej afro 5 milionë për përpjekjet e rindërtimit pas tërmetit. Matthew Palmer tha se shuma do të shkojë për themelimin e një akademie transparence, e cila do të ndihmojë Shqipërinë për administrimin në mënyrë transparente dhe llogaridhënëse të donacioneve të pas tërmetit dhe fondeve të tjera publike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *