Subscribe

Ish-komisari i policisë Ervin Dalipaj i shpallur në kërkim, dyshohet te jete truri i bandës se policeve, qe mendohet se qëndron pas rrëmbimit dhe vrasjes se Gazmend Çollakut.
Dalipaj, me një të shkuar të pasur në radhët e policisë, mendohet se është truri i pengmarrjes se Çollakut dhe më pas fshehjes së provave, përfshire automjetin dhe autoreve.
Por nëse ekzekutorët, nuk i kapen mbrëmjen e 6 janarit, ata u ndaluan në një nga postblloqet e policisë mëngjesin e një dite më pas. Mjeti me të cilin udhëtonte Denis Shtraza i arrestuar mbrëmjen e te enjtes ne Rinas, teksa tentonte te ikte nga Shqipëria, kishte njolla gjaku në bagazh. Ato rezultuan të njëjta me gjurmët e gjakut të gjetura ne fashat, me të cilat ishte lidhur trupi i Çollakut. Për këtë, hetuesit dyshojnë se pasi është ekzekutuar Çollaku është transportuar deri në fshatin Murqin me makinën tip “Benz ML” qe është ne pronësi te Dalipajt. Kjo pasi lëvizja me “Audin” me portobagazh dhe me targa gjermane, ishte mjaft e vështirë, pasi ishte shpallur në kërkim në të gjithë vendin. Policia vijon kontrollet për gjetjen e ish-komisarit Dalipaj, ndërkohë që në pyetje janë marrë dhe disa drejtues të policisë së Durrësit, qe kanë lidhje të ngushta me të. Nga të dhënat e deritanishme, besohet se lufta mes bandave dhe pazaret e drogës, bënë që brenda një harku kohor të shkurtër të ekzekutoheshin 3 persona në Durrës, ngjarje të cilat kanë lidhje me njëra-tjetrën. Mbrëmjen e 20 janarit Ervin Kodrës dhe Endri Caushajt iu bë pritë fare pranë portit të Durrësit, ndërkohë që breshëria e kallashnikovit i mori jetën. Të rinjtë sapo kishin lënë ambientet e një lokali kur mbi ta u derdh një karikator i plotë automatiku. Për policinë vrasja u konsiderua si një larje hesapesh mes dy grupeve, ndërkohë që hetimet nisën me vënien nën përgjim të disa personave mes tyre dhe Gazmend Çollakut, njërit prej miqve të Ervin Kodrës. Hetuesit thanë se 34-vjeçari shoqërohej me Kodrën, por kishin pasur mosmarrëveshje. E njëjta skenë pas dy javësh. Gazmend Çollaku sapo kishte lënë ambientet e një lokali dhe drejtohej për te automjeti i tij kur 4 persona të maskuar si efektivë policie e futën me dhunë në një makinë me portobagazh. Trupi i pajetë i tij u gjet një ditë më pas në fshatin Murqin të Fushë Krujës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *